Votim familjar, prani e personave të paautorizuar dhe fotografim të fletëvotimeve, janë vetëm disa nga parregullsitë që regjistron Asociacioni qytetar MOST në votimin e sotëm të rrethit të dytë në zgjedhjet lokale.
Si që ka informuar Zllatko Dimitrioski në vendvotimin 1471 në Debreshtë, komunë e Dollnenit janë evidentuar nëntë raste të votimit familjar, 27 vota janë keqpërdorur në vendvotimin 1472 në fshatin Llazhanë, ndërsa në vendvotimin 0888 në fshatin Vidovishtë të komunës Zërnovc tre votues janë vërejt me sprej në dorën e majtë, në vend se në dorën e djathtë.