Deri në orën 12:00, në 101 vendvotime në Strugë, nuk ka pasur asnjë incident të raportuar, probleme po parregullsi, thonë nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Strugë. Në këtë komuna është regjistruar 1% me shumë votues se në rrethin e parë të zgjedhjeve Lokale.
Ndërkohë që edhe në Çair, konkretisht në shkollë “ Petar Zdravkovski-Penko” nuk ka pasur probleme të regjistruara.
Që nga ora 07:00 kur janë hapur vendvotimet dalja deri në orën 12:00 ka qenë e ulët, ndërsa fluksi më I madh edhe sin ë zgjedhjet e kaluara pritet pasdite. Në shkollën e përmendur më lart ka 8 vendvotime, ku votojnë banorë të Çairit, por edhe një pjesë e banorëve të Butelit. Gjithsej në këtë shkollë të drejtë votimi kanë 2100 qytetar. Në Çair ka 8 vendvotime, ku pritet të votojnë 56 000 votues.
Ndërsa në Shtuo Orizare krahas asaj që procesi ka vijuar qetë, është evidentuar një person I cili ka tentuar që të fotografojë votën.
Almakos.com
E.SH.