Deri në orën 10:00 kanë votuar gjithsej 67.341 persona ose 8,09 % në 1517 vendvotime në vend. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në 35 komunat në të cilat votohet, dalje më të madhe ka pasur në Demir Kapi (22,47%) ndërsa më së paku votues ka pasur në komunën e Studeniçanit (3,99%).
Komunat e tjera në të cilat është votuar më së shumti deri në orën 10:00 janë Komuna e Makedonska Kamenicës (17,66%), Zërnovcit (17,33%), Komuna e Shtipit (15,48%), Novacit (15,36%), Kavadarit (14,86%), Probishtipit (13,78%).
Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në orën 10:00 interesim më i vogël për të votuar, përveç Studeniçanit, ka pasur edhe në Jegunovcë 4,31%, Tetovë 4,95%, Dibër 5,08%, Likovë 5,39%, Zhelinë 6,39%, Çair 6,17%, Strugë 7,12%, Saraj 7,24%.