Prishja e raporteve mes LSDM-së dhe BDI-së ju ka kushtuar shtrenjt sonte partisë së Ahmetit. Policia e Tetovës ka arrestuar militant të BDI-së të cilët kanë dashur të blejnë vota dhe në pamundësi për ta bërë këtë, disa qytetarëve ua kanë marë letërnjoftimet me dhunë.
Personat në fjalë rasti e kanë paraqitur në polici dhe më pas policia ka dalë në tëren dhe ka kapur militantët e BDI-së. Letërnjoftimet u janë kthyer qytetarëve të dëmtuar, por më pas militant të BDI-së si dhe të punësuar në policinë e Tetovës kanë bërë presion ndaj tyre që të ndryshojnë deklaratën dhe gjithë rastin t’ja mveshin Lëvizjes Besa.
Nga kjo parti më pas kanë intervenuar dhe është penguar manipulimi i këtillë, ndërsa rasti është evidentuar sipas rregullave në polici dhe ndaj militantëve të BDI-së do të ngrihet padi adekuate. Pas dështimit në tentativën për t’ua ndryshuar deklaratën qytetarëve, BDI tenton që gjithë situatën ta deformoj përmes portaleve të tyre.
Në portalet që finansohen nga partia e Ali Ahmetit, janë publikuar lajme të rejshme sipas interesit të BDI-së duke u thirur në burime brenda policisë. Nga MPB kanë demantuar lajmet e transmetuara nga portalet e BDI-së, ndërsa nga Lëvizja BESA kanë paralajmëruar padi ndaj portaleve të njëjta. Gjithashtu nga Lëvizja BESA kanë paralajmëruar se për rastin e kanë informuar edhe misionin e OSBE-ODIHR.