Kryeministri Zaev, njëherë edhe kryetar i partisë më të madhe në vend LSDM-së, a do ta humb autoritetin reformator, shtrohet pyetja, ku ka kërkuar bashkëpunimin me partinë shqiptare BDI-në, për këtë analistët thonë se pas vete BDI mbart një histori si dhe një grup që shkel ligjet e vendit. Ndërsa, ditë më parë, kryeministri Zaev ka kërkuar edhe bashkëpunimin me partinë e PDSH-së, që edhe kjo parti ka ngjyrë të zezë, ku edhe shihet se vite me radhë po rënohet, kur dikur ishte partia më e zëshme e vendit, respektivisht e Arbën Xhaferit. Për analistin politik, Petar Arsovski, përderisa nuk ekziston asnjë e dhënë për krime të ministrave të BDI-së, ku edhe do të merren në shqyrtim nga Prokuroria Speciale Publike, nuk mund të arrihet në një përfundim, por ai e sheh se Zaevi do ta ketë të vështirë të udhëheq me persona të kësaj natyre, për interesat e ndryshme, ku shton se nëse nuk ngriten proceset, për hulumtim, vetë Zaev do të has në vështirësi. Por, Arsovski mendon se Zaevi ka autoritet në qeveri dhe këtë nuk duhet ta humbasë, shkruan Almakos.
“Shikoni, patjetër që do të jetë e komplikuar, përderisa nuk paraqitet asnjë deklaratë për të dhëna kriminale, kush do qoftë nga ministrat, jo vetëm te BDI-së, i cili mund të ketë trajtim në Prokurorinë Speciale Publike. Mendoj që Zaev do të ketë detyrë të vështirë të menaxhojë me ato interesa të ndryshme, si dhe të intreresit të kualicionit në Qeveri. Megjithatë, duke pasur parasysh të gjitha këto, ai ka akoma autoritet në Qeveri, por nëse tejzgjaten proceset, për atë vërtetë do të jetë problem”, tha analisti Petar Arsovski, për Almakos.
Ndërsa, analisti Visar Ademi, për mediat në vend thotë se ndërmjet BDI-së të VMRO-së dhe BDI-së të LSDM-së, nuk ndryshon aspak qasja dhe ideologjia, sepse edhe pas publikimit të përgjimeve është e qartë se prapa tyre ekzistojnë persona, të cilët në thelb nuk e kanë drejtësinë. Ai shton se nëse nuk arrihet që të përmirësohet struktura e partisë, zor se do të ketë drejtësi dhe përparim të vendit.
“Pas publikimit të ‘bombave’ kam pritur që të hiqen këta persona dhe të reformohet partia. Kur atëherë nuk u reformua, tash kur figurat e reja, të cilëve prapa u rrinë grupet kriminale. Vendimarrja nuk bëhet nga personat të cilët dalin në billborde dhe fotografi. Prapa perdeve janë po të njëjtin persona që do të vrapojnë për të marrë një tender nga ai që u hedh kocin”, thotë Visar Ademi.
Nga ana tjetër analisti Nijazi Muhamedi thotë se Zaevi erdhi në arenën politike të vendit duke u përballë me regjimin e mëparshëm, por veprimi i tij nuk ka qenë autonomt. Ndërsa, si reformator, në veprimet që bën sjell dobi për kundërshtarët. Për bashkëveprimet me partitë shqiptare e sheh si joparimor dhe të imponuar nga veteranët e partisë, ku edhe kanë manipuluar me shqiptarët.
“Rreth rolit te Zaevit si “reformator” nuk duhet gjykuar sipas ditëve dhe javëve, po as edhe nga pozicione interesash partiake. Është fakt se Zaev e nisi përballimin me regjimin e kaluar, por këtë përballje nuk e ka bërë vetëm, dhe se në shumë raste veprimi i tij nuk ka qenë edhe shumë autonom, qoftë nga partia e tij, qoftë nga mbështetësit e tij ndërkombëtar, sepse ndryshonin situatat. Ndërkaq, disa përceptime në kohë zgjedhjesh që mediatizohen rreth autoritetit të tij prej reformatori, faktori ndërkombëtar, si kundër kemi informacione nga analistë të jashtëm dhe burime diplomatike, po jep shenja se i kupton si presion që mund t’i shkojnë më tepër për dobi të atyre që u rrëzuan më tepër. Ndërkaq, është poashtu fakt se ka shfaqur disa lëkundje në raport me principet e deklaruara rreth praktikimit “reformues” të pushtetit e të koalicionimeve me “faktorin” shqiptar, me të cilin fillimisht nuk ka patur edhe shumë mundësi manovrimi përveç rolit bosh të numrave dhe ka qenë i detyruar të bëjë edhe kompromise joparimore në fillim, por edhe veprime joetike në pikëpamje demokratike sikundër ishte ndërhyrja me mbështetje në këto zgjedhje, në vend që të mbante një indiferencë ndaj “partnerëve” të vet të koalicionit. Por, dobësi, lëkundje dhe një pozicion prej seirxhiu dhe kalkulues jane manifestuar poashtu edhe nga pala shqiptare, dhe këtë nuk duhet heshtur. Pas mbarimit të zgjedhjeve ka shumëçka që duhet ridefinuar në këtë relacion me “faktorin” e vetëdefaktorizuar shqiptar dhe nuk besoj se do ta çojë me veprime joparimore ndaj përkrahësve të reformës, kur dihet se do qëndrime bile ia imponojnë brenda partisë së tij “marifetxhinjtë” e moçëm të manipulimit me përfaqësuesit shqiptarë”, thotë analisti Nijazi Muhamedi, për Almakos.
Delvina Kërluku
Almakos.com