Në rrethin e dytë do të zgjidhet mes 70 kandidatëve për kryetarë të komunave. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet të dielën, ndërsa për funksionet kryetar të komunave do të zgjidhet mes 70 kandidatëve.
Nga Komunat e Shkupit, rreth të dytë do të ketë në Çair, Sara, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë.
Në Çair dhe në Saraj, qytetarët zgjedhin në mes kandidatit të BDI-së dhe Lëvizjes Besa.
Çair – Visar Ganiu (BDI) dhe Zekerija Bajrami (Lëvizja Besa)
Saraj – Bashkim Bakiu (Lëvizja Besa) dhe Blerim Bexheti (BDI)
Shuto Orizarë – Kurto Dudush (LSDM) dhe kandidati i Aleancës së Romëve (Elvis Bajrami)
Tetovë – Bilall Kasami (Lëvizja Besa) dhe Teuta Arifi (BDI)
Gostivar – Arben Taravari (ASH) dhe Nevzat Bejta (BDI)
Strugë – Ziadin Sela (ASH) dhe Ramiz Merko (BDI)
Shtip – Ilço Zahariev (OBRM-PDUKM) dhe Bllagoj Boçvarski (LSDM)
Kavadar – Betiane Kitev (LSDM) dhe Mitko Jançev (OBRM-PDUKM)
Bogovinë – Berzah Bejtullahu (BDI) dhe Albion Xhemaili (ASH)
Vrapçisht – Gajur Rushiti (BDI) dhe Isen Shabani (ASH)
Dibër – Ruzhdi Lata (BDI) dhe Arben Agolli (ASH)
Zhelinë – Blerim Sejdiu (Lëvizja Besa) dhe Fatmir Izairi (BDI)
Likovë – Shaban Zendeli (Lëvizja Besa) dhe Erkan Arifi (BDI)
Tearcë – Amir Elezi (Lëvizja Besa) dhe Isen Asani (BDI)
Studeniçan – Rexhep Memedi (Lëvizja Besa) dhe Azem Sadiku (PDSH).
Rrethi i dytë do të mbahet edhe në dhjetëra komuna tjera, ku në balotazh në shumicën e komunave gara zhvillohet në mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së./Almakos