Kryetari i deritanishëm i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, nw njw deklaratw ka pohuar se Ministria e Financave i ka bllokuar tw gjitha xhirollogarit e tw gjitha Komunave nw vend qw nga data 13.10.2017, njofton medial.mk
“Mund që ta paramendoni, Ministria e Financave i bllokoi llogaritë e të gjitha Komunave në Republikën e Maqedonisë prej 13.10.2017, që nga e premtja…Do të thotë se të gjithë urdhrat janë paguar…Dhe tani publikisht pyes – sipas cilit ligj vepron Ministria e Financave? Sepse ne jemi kryetarë të komunave…edhe në afat prej shtat ditësh pas asaj (pas shpalljes së rezultateve zyrtare) me ndërrimin e qeverisë…Që do të thotë se është demonstruar një ashpërsi, një si të them, një transferim i pacivilizuar i pushtetit”, ka pohuar Jakimovski
Sipas tij, kjo vërtetohet edhe prej informacioneve të shtatorit që i publikuan mediumet, se deri atëherë ishin bllokuar 18 komuna në RM.