Gazetari dhe aktivisti i njohur Xhabir Deralla, nga organizata CIVIL, i ka kushtuar një analizë skenës politike në Maqedoni para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, me theks të veçantë te zhvillimet në bllokun shqiptar. Në këtë analizë, me titull “Tuti albanesi, tuti komandanti”, Deralla vlerëson se kryeministri Zaev ka zgjedhur “aletin” e gabuar për të “shpëtuar shqiptarët nga vetvetja”.
“Unë nuk dyshoj te qëllimet e mira të kryeministrit Zaev që t’i shpëtojë shqiptarët nga vetvetja. Mirëpo ka bë përzgjedhje të keqe të aletit”, shkruan Deralla.
“Në zgjedhjet parlamentare në dhjetor, dhjetëra mijëra shqitare e shqiptarë votuan për LSDM-në, që të dënojnë BDI-në për shkak të qeverisjes së saj në stilin e VMRO-DPMNE-së, kurse tani sërish shtyhen në përqafimin e Ali Ahmeti, kurse për një gjë të tillë i bind askush tjetër, pos kryeministrit maqedonas”, shkruan mes tjerash Deralla.