Qeveria do t’i kthehet agjendës reformuese, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kjo mbetet të shihet. Ku do të duhet që në mënyrë me agresive t’ju përkushtohet masave dhe aktiviteteve, të cilat janë në drejtim të shmangies të të gjitha vërejtjeve dhe pengesave për proceset euro integruese të Republikës së Maqedonisë. Për këtë analistët Petar Arsovski dhe Nijazi Muhamedi thonë se Maqedonia tashmë ka ngecur në planin 3 – 6 – 9, dhe kjo tregon se punët ecin ngadal. Por, ata shtojnë se duhet të presim dhe me kohë do të tregohet puna e tyre. raporton Almakos.
“Është një bindje se ka një fitore të madhe në zgjedhjet dhe në agjendën që qëndron ekzistojnë proceset reformatore, ku qeveria paralajmëroi fokusimin në aktivitetet, por nëse do të fokusohet në ato dhe me çfarë dinamikë ne nuk mund ta themi. Duke patur parasysh se plani paraprak 3-6-9 tashmë është vonuar, ku edhe është rrit presoni nga ndërkombëtarët drejt qeverisë për të implementuar projektet e tilla. Megjithatë, ajo asnjëherë nuk dihet, por gjithmonë qeveria e di se kur do të nis. Ne duhet të presim dhe të shohim. Qeveria flet për projektet e reformave, megjithatë siç thashë plani 3-6-9 është vonuar”, tha analisti politik, Petar Arsovski, për Almakos.
Ndërsa, analisti Nijazi Muhamedi shprehet se Maqedonia ka pasur si prioritet të zbatojë reformën 3 – 6 – 9, por se nuk është ndërmarrë asgjë dhe se nëse vazhdohet kështu kjo verbëri politike, do të humbasim. Ai thotë se pikërisht kjo reformë duhet të rishihet dhe të fillohet nga e para, pra kjo qeveri duhet ta lë rrugën e gabuar.
“Reforma e emëruar 3 – 6 – 9, doli një fasadë e Potemkinit dhe do të ishte verbëri politike të vazhdohet kështu, se kjo fasadë, që do rrëzohet vetë steropori i “antikitetit” gruevist. Kjo “reformë” duhet ridimensionuar nga e para, pra, ky plan i njohur si 3 – 6 – 9 domosdoshmërisht duhet të shkojë në djall, dhe të vihet në tavolinë debati të gjerë në shoqerinë pluraliste, një reformë e gjerë institucionale në shumë drejtime, përfshi këtu edhe reformimin e veprimit dhe të mbështetjes së institucioneve ndërkombëtare dhe ky “agresivitet” që tash e rekomandojnë ata për vazhdimin e fasadës së Potemkinit sikundër doli kjo reformë, t’u adresohet edhe atyre, veçmas UE – së. Për ta bërë këtë, kjo qeveri duhet ta lë rrugën e gabuar që e bëri anash kësaj reforme të cunguar dhe me nisje selektive në zbatimin e saj si dhe me aktorë që nuk kanë kapacitetin dhe vizionin për të reformuar një shoqëri politikisht, kulturalisht dhe gjuhësisht plurale dhe që shumica e tyre jane të njejtit që vendosën binarët e ecjes së shtrembër dhe hegjemoniste të Maqedonisë dhe që tash poashtu u del në shesh marifeti i tyre për ta shitur si “reformë”, sindromin e tyre dominues mbi të tjeret”, tha analisti Nijazi Muhamedi, për Almakos.
Njaziu shton se pas zgjedhjeve, si mësim nga plasaritjet e thella që i tregoi kjo reformë e cunguar dhe që njëherësh e çoi huq edhe 100 ditëshin e kësaj qeverie, duhet bërë imperativisht reformatimin e plotë të qeverisë dhe reformatimin e raporteve koalicionuese veçanërisht me aktorët politikë shqiptarë dhe riformulim, poashtu të programit qeveritar si dhe të agjendës reformuese, në të cilën duhet futur reformën e riorganizimit të pushtetit vendor, duke hequr njësitë vetë administruese parazite te pjesa maqedone që mbahen me buxhetin e njësive administrative të shumicës shqiptare, reformë e regjioneve zhvillimore falsë që poashtu janë instrumente dominimi ekonomik, decentralizimi fiskal, dekoncentrimi rajonal i funksioneve qeveritare, etj, tha Muhamedi, për Almakos.
Edhe sipas zëvendëskryeministrit, Bujar Osmani, pritet se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale Qeveria i kthehet agjendës reformuese, veçmas në drejtim të shmangies të të gjitha vërejtjeve dhe pengesave për proceset euro integruese të Republikës së Maqedonisë. Ai ka shtuar se qytetarët dërguan porosi të qartë deri tek përfaqësuesit politik, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, që paraqet konfirmim të korrektësisë së agjendës euroatlantike të Qeverisë.
Delvina Kërluku
Almakos.com