Kualiteti i kandidatëve për kryetar komune duhet të vlerësohet më shumë se sa partia ose lidhjet e partisë me partitë tjera. Njohësit e rrethanave politike thonë se 29 tetori është shumë datë e rëndësishme dhe se qytetarët kanë mundësi ti dënojnë ata persona, politikan që në ciklet e kaluara votën ua morën por nuk bën asgjë në të mirë të tyre.
Njohësi i rthanave politike, Mefail Ismaili vlerëson se në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale qytetarët shqiptar, do të duhet të vendosin për dy çështje të rëndësishme. Sipas Ismailit qytetarët duhet të votojnë për të mbrojtur vlerat kombëtare dhe identitetin por edhe për kryetar komunash të cilët përveç ngritjes intelektuale nuk kanë bagazh negativ dhe afera korruptive.
“Çështja e parë është se me votën e tyre ata do të ndalojnë përpjekjen për tjetërsimin të shqiptarëve përmes konceptit “shoqëri të barabartë” që e imponon partia maqedonase në pushtet me ndihmën edhe të BDI-së, një koncept i cili ka prapavijë dashakeqëse për shqiptarët e Maqedonisë. Ndërsa çështja e dytë është se në këto zgjedhje lokale ata kanë kandidat për kryetar komunash si asnjëherë më parë, të cilët edhe janë të pastër, pa afera korruptive, por edhe të ngritur intelektualisht. Dhe vota për këto kandidatë, do të jetë votë për të dënuar edhe të keqen që shqiptarët i ka ngulfatur për fyti tashmë 16 vite”, deklaroi Ismaili për Almakos.
Nga ana tjetër gazetari Destan Jonuzi, thotë se në zgjedhjet lokale zakonisht dalin fitues kandidatët të cilët kanë reputacion dhe autoritet në komunën e tyre.
“Kjo ka qenë kështu deri para se të firmoste koalicionin e zgjedhjeve lokale LSDM dhe BDI. Nga këtu edhe u zbeh ky virtyt shumë i çmuar, pra kandidatët kualitativ ngelen nën hijen e koalicionit dhe beteja për krye komunar u bartë nga gara midis kandidatëve në garë midis partive”, tha Jonuzi për Almakos.
Ai më tutje thotë se për të qenë edhe më komike situate, kjo garë u shndërrua edhe në luftë “mejdanesh” midis liderëve politik.
“E gjithë kjo madje e humbi edhe kuptimin e zgjedhjeve lokale të cilat për synim kanë çështjet lokale dhe projektet që i tangojnë qytetarët. Edhe pse ndodhi e gjithë kjo hallakam politika ka dy tre komuna ku kandidatët kanë qenë shumë më superior se partia. Tani kur jemi edhe pak ditë nga dita e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe shumë aktuale janë koalicionet për të ngathënjer në zgjedhje, ndaj mendimin se edhe përskaj luftës së ashpër politike në Strugë, Gostivar edhe Tetovë dy nga tre kandidatët e koalicionit opozitar do të dalin fitues”, deklaroi Jonuzi.
“Kur jemi te Struga pa konotacione politike do të ishte mëkat që Sela ta humbë betejën përball Merkos. Sela i duhet Strugës që në atë qytet mos shuhet sot e sa vite në të ardhmen fryma kombëtare. Nga ana tjetër LSDM edhe në këto zgjedhje mund të manovrojë në terren shqiptar, zgjedhjet e ardhshme do jetë gjithçka ndryshe”, përfundoi ai.
Kujtojmë rrethi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni u mbajt 15 tetor, kurse rrethi i dytë i po të njëjtave është caktuar më 29 tetor.
Mos të harrojmë, në balotazh prej komunave shqiptare janë gjithsej 12 komuna, si, Struga, Gostivari, Tetova, Vrapçishti, Tearca Dibra, Bogovinë, Zhelinë, Çairi, Likova, Saraj, Studeniçani ku koalicioni Aleanca me Besë në 11 prej tyre do të përballet me koalicionin BDI-LSDM kurse në 1 komunë në balotazh janë koalicioni Aleanca me Besë kundër PDSH-së së Menduh Thaçit.
Mevludin Imeri
Almakos.com