Deri sa shumë të rinj shqiptarë në Maqedoni përballen me ekzistencën, për shkak se nuk mund të punësohen edhe pse kanë kryer shkollim të lartë, familjarët e funksionarëve të BDI-së vazhdojnë të zgjedhin vende pune. Në mesin e tyre është edhe Bujar Osmani.
Siç merr vesh portali kumanovapress, para ca kohe bashkëshortja e tij ka ndryshuar vendin e punës. Nga një vend pune me rrogë solide në Parlamentin e Maqedonisë, bashkëshortja e Osmanit është transferuar në Agjencinë për Komunikime Elektronike, ku rrogat minimale se janë 60 mijë denarë në muaj. Të jetë skandali më i madh, Osmani e ka “rehatuar” bashkëshorten e vet në punë më të mirë, në kohën kur zgjedhjet lokale kanë qenë të shpallura, me çka është shkelur ligji.
Bujar Osmani posedon shtëpi luksoze, kurse vetë është zv/kryeministër, mirëpo grykësia e ka detyruar të zë vendin e ndonjë vajze ose djaloshi të ri shqiptar, që ka nevojë për punë, por nuk mund të gjejë për shkak se nuk ka lidhje politike.
Me këtë veprim, ai ka goditur rëndë kandidatin e BDI-së për kryetar komune në Çair, Visar Ganiu, si kryetar i shtabit të tij zgjedhor.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Dronët misteriozë mbi Kosovë: Çfarë fshihet pas fluturimeve të dyshimta?
- Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë
- Ambasadori Denion Meidani në mbështetje të TS: “Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar”
- Shqiptarja arrestohet në Itali për shitje kokaine! Si 51-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte policisë
- Si inteligjenca artificiale riktheu zërin e nënës pas 25 vjetësh
- Furkan Saliu pas thirrjes së Nevrij Ademit nga Policia: Keqpërdorim politik i MPB-së, sulm ndaj gazetarisë!
- Durrës/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 45-vjeçari, ja çfarë dyshohet
- BIRN: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar