Në Shkup sot filloi xhirimi i filmit maqedonas me metrazh të gjatë
“Efekti i lumturisë” – dramë urbane për kërkim universal pas lumturisë dhe kërkimin e kuptimit të jetës.
Regjisor dhe skenarist janë Borjan Zafirovski, ndërsa bashkëpunëtor i skenarit është Dejan Dukovski.
“Film trajton tregimin e Leas, një vajzë e re e cila lufton për shëndetin e saj dhe duke e rishikuar jetën e saj fillon kërkimi i pazakontë pas lumturisë, efektet e lumturisë ndaj njerëzve të tjerë dhe mundësia
e përhapjes dhe shumëfishimit të saj”, kumtoi produksioni Videoja e re e Maqedonisë.
Në rolet kryesore janë Dejana Popovska, Sashko Kocev dhe Ana Stojanovska, ndërsa në rolet e tjera paraqiten edhe Sara Anastasovska, Jovica Mihajllovski, Petar Arsovski dhe Mimi Tanevska. Filmi do
të xhirohet në 30 ditët e ardhshme në vendet Shkup dhe Ohër.
Pjesa më e madhe e buxhetit për “Efekti i lumturisë” është siguruar nga Agjencia e Filmit të Republikës së Maqedonisë. Bashkëproducentë janë Nju Moment, Video House Animation, Qendra Kombëtare për Film e Republikës së Shqipërisë dhe Qendra për Film e Kosovës.