Një alpinist çek e ka humbur jetën tek gryka e Demir Kapisë, duke u ngjitur në një shkëmb. Ai ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metra, me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore. Ministria e Punëve të Brendshme sot konfirmoi se ka ndodhur aksident ku e ka humbur jetën 71 vjeçari S.P. nga Deçini, Republika e Çekisë. Aksidenti është denoncuar dje rreth orës 12 në Stacionin Policor në Negotinë. Ekipi i Stacionit Policor në Negotinë dhe nga ndihma urgjente mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kanë konstatuar vdekjen. Shkak për rrëzimin, siç theksohet në kumtesën e policisë, është gabimi personal. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore në Shkup për autopsi.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Dronët misteriozë mbi Kosovë: Çfarë fshihet pas fluturimeve të dyshimta?
- Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë
- Ambasadori Denion Meidani në mbështetje të TS: “Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar”
- Shqiptarja arrestohet në Itali për shitje kokaine! Si 51-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte policisë
- Si inteligjenca artificiale riktheu zërin e nënës pas 25 vjetësh
- Furkan Saliu pas thirrjes së Nevrij Ademit nga Policia: Keqpërdorim politik i MPB-së, sulm ndaj gazetarisë!
- Durrës/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 45-vjeçari, ja çfarë dyshohet
- BIRN: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar