Nga Gjykata Penale konfirmojnë për Sdk.mk se u.d. kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Stojançe Ribarev është në pushim mjekësor dhe nuk kanë informata se kur do të kthehet në punë. Deri sa mungon atë do të zëvendësojë gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, shkruan Sdk.mk. Ku bën të ditur se Ribarev ka qenë në marrje në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) në lidhje me procedurën parahetimore për paraqitjen e dëshmive jashtë nga Gjykata, në dobi të të dyshuarve dhe personave të akuzuar nga kjo Prokurori. Nuk dihet se në PSP a ka qenë i ftuar si dëshmitar ose si i dyshuar i mundshëm. Me pesë tetor kur Katica Janeva doli të kryej bastisje në kompjuterin personal me AKMIS në zyrën e kryetarit, vetë Ribarev u deklaroi kolegëve se gjykatësit e kanë lejuar prokuroren speciale të merr si dëshmi çfarë i nevojitet. Atë ia ka thënë edhe Këshilli gjyqësor. Gjatë kohës së bastisjes Ribarev ka qenë në punë. Atë ditë Janeva me detyrë të nënshkruar nga gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ka kryer bastisje edhe në zyrën e të dyshuarit ish-kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 1 Vlladimir Pançevski. Ajo gjithashtu kreu bastisje edhe në shtëpinë e Pançevskit.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Dronët misteriozë mbi Kosovë: Çfarë fshihet pas fluturimeve të dyshimta?
- Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë
- Ambasadori Denion Meidani në mbështetje të TS: “Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar”
- Shqiptarja arrestohet në Itali për shitje kokaine! Si 51-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte policisë
- Si inteligjenca artificiale riktheu zërin e nënës pas 25 vjetësh
- Furkan Saliu pas thirrjes së Nevrij Ademit nga Policia: Keqpërdorim politik i MPB-së, sulm ndaj gazetarisë!
- Durrës/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 45-vjeçari, ja çfarë dyshohet
- BIRN: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar