Inspektorët e komunës Qendër me urdhër të kryetarit të komunës Sasha Bogdanoviq, do të kryejnë inspektim në tre objekte- në objektin privat në Kala, objekti privat prapa “Sofkës” së vjetër dhe Shtëpia e qytetit me kompleksin hotelierit e cila më herët ishte në pronësi të Dimitris Kondaminas.
Inspektorët verifikojnë se pronarët e objektit në Kala a kanë leje për ndërtim dhe dokumentacionin e nevojshëm. Tek objekti i vjetër “Sofka e vjetër” nuk është vënë tabela me të dhëna për investitor dhe leje për ndërtim, që është në kundërshtim me ligjin. Nga pronari dhe nga investitori i shtëpisë së qytetit me kompleksi hotelieri e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014” është kërkuar dokumentacion i plotë.