Dhjetë aksidente kanë ndodhur 24 orët e fundit në Shkup, ndërsa në dy prej tyre janë lënduar rëndë dy persona. Në dy aksidente tjera janë lënduar më lehtë dy persona, ndërsa në gjashtë të tjerat është shkaktuar vetëm dëm material. Siç informoi MPB-ja, gjatë ditës së djeshme, policia rrugore ka zbuluar numër të madh të kundërvajtjeve. Janë larguar nga qarkullimi katër persona, të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë persona kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi ose me patentë të skaduar. Janë sanksionuar edhe katër shoferë, të cilët kanë kaluar në udhëkryqe në dritë të kuqe. Janë hasur edhe 58 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt . Me ndihmën e automjetit special karrotrec janë larguar 70 automjete.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Dronët misteriozë mbi Kosovë: Çfarë fshihet pas fluturimeve të dyshimta?
- Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë
- Ambasadori Denion Meidani në mbështetje të TS: “Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar”
- Shqiptarja arrestohet në Itali për shitje kokaine! Si 51-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte policisë
- Si inteligjenca artificiale riktheu zërin e nënës pas 25 vjetësh
- Furkan Saliu pas thirrjes së Nevrij Ademit nga Policia: Keqpërdorim politik i MPB-së, sulm ndaj gazetarisë!
- Durrës/ Gjendet i pajetë në banesën e tij 45-vjeçari, ja çfarë dyshohet
- BIRN: Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar