Bullgaria dhe Greqia janë të gatshëm t’i ndihmojnë Maqedonisë për zbatimin e reformave për fillimin e negociatave për anëtarsim në BE, ka deklaruar zëvendëskryeminstrja dhe ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Ajo thotë se në fillim nevojitet të ndërtohet besim ndërmjet udhëheqësve politik. Sepse, Maqedonia ka rrugë të gjatë deri te përmirësimi si dhe reforma për të zbatuar para se të fillojnë negociatat për anëtarësimin në BE. Bullgaria bashkë me Greqinë kanë shprehur gatishmërinë të dërgojmë ekspertë, për të ndihmuar qeverinë të zbatojë reformat e detyrueshme. Sipas saj, pengesë për pranimin e Maqedonisë në Be ishte “Politika që është kundër fqinjëve të vet, kundër Bullgarisë, kundër Greqisë”, ku edhe shprehet se ajo është një nga arsyet pse akoma nuk kanë filluar negociatat, njofton Almakos.
Sipas ish ambasadorit Nano Ruzhin, por edhe sipas analistit Xhevdet Hajredini, Maqedonisë po i hapen shtigje të reja, drejt integrimit euroatlantik.
“I pari problem për çështjen e marrëdhieve ndërfqinjësore, si kriter për integrimin në NATO dhe BE është imponuar nga mendimi praktik në samitin në Bukuresht, të vitit 2008, kur Maqedonia, për arsye të situatës jo të mirë të marrdhënieve, veçmas me Greqinë dhe poashtu me Bullgarinë, nuk ju dha leje për anëtarsim, madje ishte e bllokuar edhepse në anën tjetër fliteshte për emrin. Nga ana tjetër kriteriumet e Uniunit Evropian, të cilat përcaktojnë nënshkrimin e aspiratave, ku edhe janë pika shumë domethënëse, respektivisht kur bëhet fjalë për të qenë anëtarë në BE dhe në NATO. Në atë pikë, ku edhe ndodhi ndryshimi i qeverisë së Maqedonisë dhe largimi i Gruevskit, i cili ishte një nga faktorët e shprehjes nacionaliste, si në çështjen e emrit ose ngërçin e shtetit, ku për fat të keq degjeneronte autoritetin populist, ku nuk pranonte asnjë qasje për dialog, dhe kjo shihet si karakteristikë e populistëve dhe regjimit autoritativ. Por, sot me ardhjen e qeverisë, pra të Zaevit hapen rrugë të reja. Kjo u pa nga vizita e Dimitrovit në Greqi, por edhe Bullgarisë, ku edhe krijon një klimë pozitive. Me Bullgarinë u nënshkrua marrveshje, ndërsa me Greqinë krijohet një miqësi e mirë. Por, nga Greqia pritet më shumë si të ndryshohet emri i aerodromit Pedrovec, mendoj për Aleksandin e Madh, si edhe të përmirësohen marrëdhëniet me Athinën, duke biseduar në mënyrë miqësore. Ne nuk duhet të mendojmë se me zgjedhjene e emrit, zgjidhet edhe çështja e anëtarësimit në BE, por duhet punë dhe respektim i kritereve evropiane”, tha ish ambasadori Nano Ruzhin, për Almakos.
Nga ana tjetër profesor Hajredini, bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Bulgarisë si dhe Greqisë e sheh si marrëdhënie të sinqerta.
“Janë të sinqerta qëllimet e Bullgarisë dhe Greqisë. Por, ne duhet ta kemi parasysh se të dyja këto shtete janë anëtare të Bashkimit Evropian. Edhe ata, nëqoftëse nuk kërkojnë bashkëpunimin me këto dy shtete që kanë shprehur dëshirë të ndihmojnë, pavarësisht qëllimet. Kjo shihet se ata nuk pengojnë integrimin Evropian të Maqedonisë, por janë raporte të mira që ata të zbutin qëndrimin e vet, në rast se Maqedonia do të duhet t’i nis bisedat e anëtarsimit në BE. Kështu që Maqedonia nuk ka alternativë tjetër, përveçse të pranojë këshillat nga këto dy shtete, pra të bashkëpunojë. Kështu që nuk duhet që Maqedonia të ketë dilemë për të pranuar partneritetin me këto dy shtete, si dhe përvojën e tyre”, tha Hajredini, për Almakos.
Delvina Kërluku
Almakos.com