SPB-ja, Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me iniciale I.S (34) nga Novaleni të Kosovës, për shkak dyshimeve për kryerjen e veprave penale “tentim për vrasje” dhe “sulm ndaj personave zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”, transmeton gazeta Lajm.
Ashtu siç informon MPB-ja, më 22 tetor rreth orës 4: 50 në hotelin e lokalizuar në rrugën “Titoveleshka”, në Shkup, i denoncuari është munduar të ekzekutojë bashkëshorten e tij N.H (39) nga Riga e Letonisë, të cilës me thikë i ka shkaktuar çarje në pjesën e kokës dhe trupit, si dhe e ka lënduar në pjesën e anës së majtë të qafës.
Gjatë tentimit për vrasje në dhomë ka hyrë personi F.Z (26) nga Shkupi i punësuar në Agjencinë për sigurimin e pronësisë dhe personave- “Nikob”, i cili kishte qenë i thirrur nga të punësuarit e hotelit. Pasi që ka provuar të largojë të pandehurin nga N.H., personi F.Z ka qenë i sulmuar nga ana e tij, dhe më pas ka pësuar prerje me thikë në pjesën e djathtë të dorës”, deklaroi MPB-ja.
Ty dyshuarit i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.