Në konferencën e përbashkët që mbajtën sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me homologun e tij nga Kosova Behgjet Pacolli u fol edhe për kërkesën e Kosovës në lidhje me anëtarësimin në UNESKO.
Dimitrov theksoi se Maqedonia do të ketë rol kyc në këtë proces duke përfshirë interesin e Kosovës, Serbisë dhe qytetarëve shqiptarë.
“Maqedonia këtë çështje e trajton me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për çështje që i ndan dy fqinjët tanë, të cilët duam të jenë në anën e njëjtë.
Ne nuk do të kemi rol kyç në atë proces dhe pasi do të vijë në rend dite do t’i kemi parasysh interesin e miqve tanë nga Kosova, interesin e miqve tanë nga Serbia dhe do të sjellim vendim në pajtim me interesat e Republikës së Maqedonisë, që i përfshijnë edhe interesat e bashkëqytetarëve tanë, të cilët janë pjesëtarë të komunitetit shqiptar”, theksoi Dimitrov./Almakos
D.K
Almakos.com