Analisti, gazetari Isen Saliu ka reaguar menjeher pas përfundimit të emisionit Click Plus, ka reaguar kundër deputetit të BDI-së Artan Grubi.
Statusi i plotë i Saliut
“Tentimet e sontme të Artan Grubit, që vërehen në çdo paraqitje edhe te funksionarët tjerë të BDI-së për te identifikuar vetveten me suksesin zgjedhor të LSDM-së, janë qesharake dhe irituese për qytetarët. Janë shprehje e frustracioneve nga politikanë që mundohen të ndryshojnë identitetin e origjinës politike për të krijuar një identitet të ri, pasi kanë pësuar humbje zgjedhore në lagjet, fshatrat apo komunat ku jetojnë dhe mandatet i mbajnë falë votave të fituara nga kandidatë tjerë, por që kanë qenë të radhitur më poshtë në lista. LSDM bën padrejtësi të madhe ndaj shqiptarëve, nëse ia lejon kënaqësinë BDI-së të lavdërohet me fitoren e tyre. Të gjithë e dimë se para katër muajve vetëm pak të ishte më e butë opozita shqiptare në reagimet dhe presionet kur negociohej koalicioni i katërt VMRO-BDI (e lëre më të kish përkrahur atë koalicion), sot Nikolla Gruevski ende do të ishte kryeministër. Ose ti bie më shkurt: Po të mos ishte opozita shqiptare ajo që i përgjysmoi votat dhe që i bëri presion të madh BDI-së të mos futet në qeverinë e VMRO-së, shumë prej partnerëve të sotëm të LSDM-së nga radhët e BDI-së, do të ishin ministra “refomtarorë” në qeverinë e VMRO-DPMNE-së”