“Në spitalin e gjinekologjisë po vdesin foshnjat e porsalindura, kjo gjë po ndodhë për shkak të lindjes së hershme, shkaktare e kësaj tragjedie është shtatzënia në kushte të rrezikshme, e jo për shkak të numrit të pamjaftueshëm të inkubatorëve”, theksoi për Nova Marija Haxhi Lega drejtoresha e mëparshme e Klinikës së gjinekologjisë, transmeton gazeta Lajm.
Ajo fajëson sih ministrin Todorov. Sipas saj, ky i fundit nuk ka dashur të pranojë projektin e udhëheqjes për shtatzëni të shëndetshme me të cilën mund të zvogëlohet vdekja, ku një ekip gjinekologësh kanë punuar tërë vitin.
Zonja Lega konsideron se strategjia për preventiv ka mungesa, por nuk ka shkuar deri te veshi i ministrit të atëhershëm të shëndetësisë për tu bërë disa ndryshime.
“Dy vite jemi në krizë politike dhe të gjitha projektet nuk janë mbaruar. Ne një vjet kemi punuar për problemin e lindjes së parakohshme në kuadër të komitetit perinatal, por Todorov nuk e pranoi projektin. Për atë politika nuk duhet të përzihet në profesion”, deklaroi për Nova Marija Haxhi Lega, e cila për momentin është në pushim mjekësor.
Drejtoresha e mëparshme e cila ishte e njohur për afërsinë që kishte me ish ministrin Todorov, tani po distancohet nga politika dhe partia, ku e njëjta e emëroi për udhëheqjen e klinikës. Pikërisht gjatë udhëheqjes së saj ndodhi vdekja më e madhe e foshnjave të porsalindura. Vitin e kaluar kanë ndërruar jetë 184 foshnja, dy herë më shumë se në vitin 2015. Këtë vit si duket do të jetë numri më i madh për shkak se vetëm në shtatë muajt e parë janë regjistruar 127 rast vdekjesh të foshnjave të porsalindura, transmeton gazeta Lajm.
Haxhi Lega gjithashtu tha se rastet e vdekjeve te foshnjat e porsalindura ndodhin pas javës së 26 dhe konsideron se vdekja e tyre mund të zvogëlohet vetëm nëse do të organizohet mirë kujdesi perinatal. Ajo do të thotë organizim dhe preventiv i mirë për shtatzënat.
“Numri i inkubatorëve nuk është i rëndësishëm për shkak se u është e nevojshme vetëm 1 për qind foshnjave të porsalindura, e çfarë ndodhë me 99 për qind të foshnjave thotë Haxhi Lega.
Ajo konsideron se përderisa ajo ishte drejtoresh klinikës i është blerë respiratorë dhe inkubator, si dhe pajisje tjera mjekësore.
Para dy javësh Inspektoria shtetërore sanitare konfirmoi se kushtet e këqija katastrofike të Klinikës së gjinekologjisë kanë ndikuar në rritjen e numrit të vdekjeve të foshnjave të porsalindura. Inspektorët kanë konfirmuar se me një inkubator janë vendosur nga dy foshnja, për shkak të mungesës së inkubatorëve, por edhe hapësirës së kujdesit intensiv.