Ministri i punëve të jashtme në Kosovë, në vizitën e tij të parë në Maqedoni tha se do të koordinohen marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Kosovës. Ai tha se Maqedonia është një vend shumë i rëndësishëm për mbarvatjen e Kosovës, është i rëndësishëm për Kosovën në Republikën e vet si shtet i ri, është i rëndësishëm për sigurinë e Kosovës. Do të insistojnë që të japim kontributin konstruktiv, që Maqedonia sa më parë të jetë anëtare e NATO-s. Ku tha se jetojmë në atë teritor të NATO-s dhe formalizimi i Maqedonisë është defakto-dejure, që duhet të zbatohet. Pacolli vlerëson se çdo inisiativë që shtyn drejt përmirësimit me marrdhëniet me Maqedonin. Ai tha se me ndërmjetësimin e homologut të tij z.Dimitrov, do të arrijë që të kontaktojnë me ministritë e tjera, si dhe vuri në pah zhvillimin e tregut dhe këmbimin e mallrave, ku edhe është interesi i Kosovës, që të mos ketë mallra një burimore, por edhe nga Maqedonia, duke e ditur edhe potencialin e RM-së, si dhe traditën që ka. Ai vuri theksin edhe te lëvizja e lirë e njerëzve edhe më të lirë seç është edhepse është arritë marrveshja që qytetarët e dy shteteve të lëvizin vetëm me letërnjoftim mes dy shtetesh, ku edhe pret që lëvizja të bëhet pa dukumentin. Pacolli tha se në të ardhmen do të punojnë në projekte të tjera, si zhvillimi i zonës ekonomike mes Maqedonisë dhe Kosovës, e cila është e nevojshme, ku edhe do t’u ndihmojë ndërmarrësve, por edhe dy shteteve. Ai bëri thirrje që të mos ketë doganim, për të lëvizë lirshëm mallrat, edhe ata që vijnë nga shtetet e jashtme të mos ndalen këtu, por të doganohen në destinacionin e duhur. Ai shtoi se ne duhet ti krijojme mundesi ekonomisë duke e ditur se ekonomia rregullon standardin e jetës së qytetarëve, ku edhe të ngritet vetëdija e njerëzve dhe me ketë rritet edhe interesi për bashkëjetesë. Pacolli tha se ka qenë hap i rëndësishëm ku vota e qytetarëve shkoi te individi e jo te komuniteti. Ai i sheh marrëdhëniet mes dy shteteve në harmoni, ku edhe pret që të krijojnë bashkëpunime në sferën si të ekonomisë, hekurudhë, energjetik, etj.
Delvina Kërluku
Almakos.com