Intensifikimi i bashkëpunimit bilateral politik dhe ekonomik, me theks
në infrastrukturën dhe bashkëpunimin energjitik janë në fokusin e vizitës së sotme zyrtare të shefit të diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli në Maqedoni.
Një seri bisedimesh në Shkup, Pacolli sot në mëngjes i filloi me homologun e tij shefin e diplomacisë të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.
Pas takimit Dimitrov dhe Pacolli do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.
Shefi i diplomacisë të Kosovës, gjatë ditës do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin, Zoran Zaev.
Vizita do të shfrytëzohet edhe për këmbimin e mendimeve rreth çështjeve aktuale ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të organizatave multilaterale dhe rajonale/Almakos.com