Industria e metalit do të mbetet pa punëtorë. Nga Oda Ekonomike u ankuan se fuqia ekzistuese punëtore është para pensionit, ndërsa punëtorë të rinj thuajse nuk ka. Prandaj kërkuam nga qeveria të gjejë zgjidhje emergjente lidhur me këtë problem.
Kërkuan edhe mirëkuptim dhe zgjidhje të çështjeve që kanë të bëjnë me energjetikën, transportin, infrastrukturën, ekologjinë dhe formalitetet administrative për import të hekurit të vjetër. Koçovski tha se nga prodhimtaria e domateve dhe trangujve nuk shënohet rritje në ekonomi. Kur kjo industri shkon përpara ajo me vete e tërheq përpara gjithë ekonominë. Por, është për keqardhje kur kjo industri merr tatëpjetën, e tërheqë gjithë ekonominë pas vete në masë të konsiderueshme- theksoi Koçovski. Pas krizës politike në vend, kjo degë industriale përfundimisht ka lëvizur nga pika zero. Por, rezultatet do të ndjehen madje nga fundi i vitit të ardhshëm meqë deri në pranverë nuk do të punojnë “Jugohromi” dhe “Feni” që janë të rëndësishëm për gjithë sektorin. Në afat të shkurtër, në ekonomi do të ndikojnë “Arçeroll Mitall” “Makstill” dhe “Dojran Still”, si prodhues të çelikut dhe të produkteve të tij, por motori duhet të jenë furnizuesit