Këshilli i Prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë në pajtim me kompetencat e tij në afatin e paraparë ligjor do të dorëzoj mendim deri te Qeveria për të gjithë kandidatët për prokuror publik shtetëror të cilët i përmbushin kushtet, njoftuan sot nga Këshilli.
“Këshilli i Prokurorëve Publik i Republikës së Maqedonisë gjatë ditës së sotme e pranoi kërkesën për dhënien e mendimit nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë me dokumentacion të kompletuar dhe aplikimet e kandidatëve të paraqitur në Shpalljen për emërim të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, të publikuar më 14.09.2017 në Gazetën zyrtare të RM-së”, theksojnë nga Këshilli i Prokurorëve Publik.
Kuvendi i RM-së e shkarkoi Prokuroni Publik Shtetëror, Marko Zvërlevski më 17 gusht të këtij viti. Propozimin për shkarkimin e Zvërlevskit deri te Parlamenti e dorëzoi Qeveria e RM-së me arsyetim se ai në mënyrë të kundërligjshme, jo në kohë dhe në mënyrë joprofesionale e ka kryer funksionin.
Këshilli i Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 28 gusht të këtij vitit mori vendim ushtrues i funksionit Prokuror Publik Shtetëror të jetë prokurorja publike, Liljana Spasovska.