Edhe pse ishte një ndër luftëtarët më të mirë të UÇK-së në vitin 2001, Komandant Teli është lënë tërësisht në harresë nga partia që thirret në emër të luftës, BDI-ja.
Mirëpo këtë harresë e ka ndërpre biznesmeni i njohur kumanovar, Bashkim Qazimi, i cili ka filluar ndërtimin e një muzeu kushtuar Komandant Telit, te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan. Fillimisht është ndërtuar një strehimore për veturën me të cilën ështv shërbyer Komandant Teli në vitin 2001. “Lufta dhe heroizmi i Komandant Telit frymëzon çdo shqiptar. Muzeu do të zgjerohet edhe më tej. Varrezat e fshatit Sllupçan janë një ndër vendet më të shenjta të luftës së UÇK-së në Maqedoni, por fatkeqësisht janë lënë në harresë të plotë. Ky nuk do të jetë vetëm muze për Komandant Telin, por edhe për gjith ushtarët e UÇK-së”, thotë biznesmeni Qazimi për Gazetën Lajm.