Ka që pyesin, kush është LDSHM e cila apelon te mërgimtarët që të shkojnë në vendlindje e të votojnë Aleancën me Besë?!
Kjo është përgjigja ime:
Ne apeluam që mërgata shqiptare të shkon në Kërçovë e të voton Fatmir Deharin dhe qëndrojmë pas asaj, kështu që na vjen mirë që Fatmir Dehari u zgjodh përsëri kryetar i Kërçovës dhe që Kërçova mbetet në duar të shqiptarëve. Ne jemi Ldshm CH (pra Zvicër), kemi degë në shtete e Evropës, unë jam sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate kombëtare, jetoj në Zvicër, kryetar është z. Xhevat Prespa nga Çikago ku e kemi edhe selinë!
Tani rreth raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, apelojmë që në vendet tjera duhet të marrin votat të mirët, të diturit, intelektualët e mirëfilltë në krahasim me matrapazët politik të cilëve nuk ua pamë hajrin askund! Prandaj, jemi ne ata që e ftojmë mërgatën që të shkon në Strugë dhe të voton Ziadin Sela, që të shkon në Tetovë e të voton Bilall Kasamin, që të shkon në Gostivar e të voton Arben Taravari, që të shkon në Zhelinë e të voton Blerim Sejdiu, dhe kudo që ka kandidat të Aleancës me Besë të votohen kandidatët e këtij koalicioni sepse ky koalicion ka koalicion me mërgatën! Injorimin që na e kanë bërë ata të bdi-së pyetni vetë përse na e kanë bërë!
Ne jemi me ata të cilët janë me ne. /Alisetar Ramadani sekretar i përgjithshëm pranë LDSHM-së