Ish-kreu i diplomacisë turke dhe njëherësh ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, pas vizitës disa ditore në Shkup, ndahu kohë për një bashkëbisedim për Almakos. Ai tregon për projektet e tij dhe ringjalljen e neootomanizmit. Mbi politikën e Turqisë ndaj Ballkanit, i cili thotë se është e pamundur ta harrojnë të shkuarën osmane. Ndan mendimin e tij për referendumin e kurdve për shtet të pavarur. Ai shprehet se mes Turqisë dhe Maqedonisë ka model për marrëdhëniet dypalëshe. Jep mendimin se cilat janë marrëdhëniet me Maqedoninë më të tensionuara, ato politike apo ekonomike. Ç’rrezik paraqet për Turqinë lëvizja gyleniste, kundër së cilës po zhvillohet një luftë tejet e ashpër, etj.
Ahmet Davutoglu (lindi më 26 shkurt 1959) është politikan turk dhe ish-diplomat, i cili ishte kryeministër që nga 28 gushti 2014 deri më 24 maj 2016 dhe kryetar i AKP-së që nga 27 gushti 2014 deri më 22 maj 2016.
Më parë nga viti 2009 deri në 2014, Davutoglu ishte ministër i punëve të jashtme dhe si këshilltar kryesor i kryeministrit Rexhep Taip Erdogan, nga viti 2003 deri në 2009.
D.Kërluku
Almakos.com