RDK e Vesel Memedit që me një deputet mori një ministri siç është Ministria e Pushtetit Lokal, pas zgjedhjeve ka gjasa të “përjashtohet” nga koalicioni qeverisës, ose t’i bëhet ofertë më e ulët, duke i dhënë vetëm ndonjë drejtori.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë koalicionit qeverisës, që siç theksojnë se tanimë pas zgjedhjeve ndryshon pazari koalicionues dhe se një ministri i takoi kësaj partie pasi që marrëveshja ishte me Ziadin Selën si prijës i koalicionit Aleanca për Shqiptarët.
“Sigurisht se edhe kjo çështje duhet të shqyrtohet, pasi që do të ketë ndryshime qeveritare, sepse nëse zgjidhet Arben Taravari për ministër, mund të ketë ndërrim të dikastereve ministrore mes partnerëve të koalicionit. Ashtu që do të ketë ripozicionime për shkak të fuqisë së fituar në zgjedhje. Do të kemi bashkëngjitje të disa deputetëve nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe ata mund të formohet si grup parlamentar, që do të kërkojnë pjesë nga kulaçi qeveritar”, theksoi për INA një zyrtar i lartë i LSDM-së