Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në intervistën “Zig Zag” në TV Art ka përjashtuar zërat për koalicionim me BDI, transmeton Express.
Ai ka përgënjeshtruar këtë duke thënë se kurrë ska bashkëpunim me këtë parti, dhe se me rëndësi për shqiptarët është të humbë Ali Ahmeti në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
“Janë dhënë para të mëdha miliona, që të relativizohet figura e Menduh Thaçit me Ali Ahmetin. Nuk mund të relatizovohet kjo asnjëherë. Figura e Ali Ahmetit ka prodhur me qindra shqiptarë të vrarë, i ka gënjyer shqiptarë se u kamë çliru, se do të flitni zyrtarisht gjuhën, e inkriminuar me shumë krime prej Kumanove e deri në Strugë, ku janë të vrarë qindra të vrarë dhe 15 vjet është në pushtet dhe 15 vjet i ka vjedhur dhe keqpërdorur votat e shqiptarëve. Nuk ka bashkëpunim me Ali Ahmetin”, ka theksuar Thaçi.
Duke folur për bashkëpunimin opozitar, kreu i PDSH-së, tha se kjo është temë e gabuar dhe shkon në llogari Ali Ahmetit dhe BDI.
“Për mua është temë e parëndësishme. Në këto zgjedhje Ali Ahmeti dhe Bdi duhet ta marrin goditjen e humbjes. E di që Ali Ahmeti që kontrollon mediat dhe opinionin e analistëve, për të manipuluar me këtë kartë dhe don të na ndërron temën. Nuk është me rëndësi se a bashkohet apo jo opozita. Me rëndësi është që populli shqiptar ta dënojë me votë BDI të marrë dënimin kapital të merituar në zgjedhje.
Për shkak të mungesës totale të rezultateve, të realizimit të premtimeve, korrupsionin total kriminalizimit total të jetës së shqiptarëve dhe korruptimin të plotë të një strukture. Kjo nëse nuk ndodhë, 1 milionë opozita me u bashku, nuk e zgjidh këtë krizë. Ky dështim ka emër dhe mbiemër që është Ali Ahmeti dhe BDI.”, theksoi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.