Kandidati I PDSh-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiku vizitoi fshatin Moranë, ku u takua me aktivistët e kësaj partie të cilët I falenderoi për mbështetje në rrethin e parë , ndërsa kërkoi mbështetje edhe për rrethin e dytë.
Sadiku tha se në rreth të dytë pret fitore të thellë dhe u zotua se do të vazhdojë me punët të cilët i ka bërë gjatë mandatit të kaluar.
“Ju premtoj se të gjitha vendbanimet e këtij fshati gjatë këtj mandati do të ndërtohen, nuk do të ketë asnjë qytetarë i jonë që të ecë nëpër baltë. Do të mundohemi që gjatë këtij mandati në shkollën fillore këtu në Moranë të ndërtohet salla e sportit që nxënësit tonë të kenë kushte sikurse të gjithë qytetarët e civilizuar që e meritojnë atë punë. Ju njoftoj se në rrethin e dytë kemi mbështetjen e dhe të bdi-së dhe lsdm-së me të cilët do të baskëverpojnmë edhe në këshillin e komuëns. të fitojmë e të festojmë më 29 tetor, dhe të hënën të kthehemi e të përveshim mëngët sepse nuk kemi kohë për të humbur” – tha kandidati për kryetar komune të Studeniçanit nga rradhët e PDSH-së, Azem Sadiku.
Sadiku kërkoi mobilizimin edhe të aktivistëve të dy partive të tjera përkrah atyre të PDSH-së , për të bashkë dhëhequr në komunën e Studeniçanit.