Nga: Binas Pajaziti
Kur e pyetën fëmiun pse deshte ta fusësh xixëllonjën në bythë, fëmiu i shkretë tha: Që ti bëja pordhët me dritë. Shqiptarët duhet ta dinë se pordhët e Mukit sado që të shkëlqejnë, prap se prap të qelbura janë. Haxhi Mukit fillimisht duhet ti vij turp që u bë anëtar i një partie maqedone, e cila e ka rrjepur dhe e ka thithur me pambuk gjakun e shqiptarëve. Çdo gjë që bënte dje dhe sot LSDM e bën për ta shpëtuar esencën e vet politike edhe me votat e shqiptarëve. Pas ardhjes në pushtet nuk emëroi edhe një drejtor të vetëm shqiptar nga radhët e veta në cilën do drejtori, përveç argatëve të vet si këshilltar të kryeministrit të cilët aty kanë qënë çdo herë, vetëm se kësaj radhe vendosën të dalin publikisht. Muki nuk është produkt i pakënaqësisë, revoltës dhe degradimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve nga politikat e këqija të BDI-së apo PDSH-së, nuk është as frymë e re politike, por është një shunt i keq i kakofonisë politike që e ka mbërthyer skenën politike shqiptare. Mbi të gjitha është produkt i një serviliteti dhe misioni të caktuar i nisur që moti me eksperimentimin e Kole Diamantit e që mbeti në miniaturë. Ajo që nuk u arritë me Kole Diamantin, synohet të arrihet me Mukin, vetëm se kësaj radhe jehona është më e madhe, por dështimi do të jetë i njëjtë dhe përsëri me pasoja mbi shqiptarët. Tradhëtarë të ç’nderuar keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve, e tani po falni e shisni edhe vetë qytetarët duke e maqedonizuar votën shqiptare. Politikat e pushtetit karshi shqiptarëve kanë qenë dhe janë themeli i diskriminimit ekonomik. Fenomeni “Haraçina” këtë e dëshmon më së miri e cila njëkohësisht do tu shërbej argatëve të pushtetit si portë hyrëse për tu futur në llumin e interesit personal dhe për të luajtur avokatin e djallit. Por, të gjithë ne duhet të besojmë në historitë e kombeve se kurrë s’ka fituar e shtrembta, vjedhja, mashtrimi dhe shtypja e popullit. Ata duken të fuqishëm se NE i bëjmë të tillë me votat tona! Kur ne të vendosim Ata do të jenë zero. E pra, sado që ti keni pordhët me drita, përsëri të qelbura janë. Në fakt politikat e BDI-së janë si pordhët në autobus askund nuk i sheh, por gjithandej kundërmojnë jo me drita, por herë me lavdet e VMRO-DPMNE-së dhe herë me lavdet e LSDM-së. Shqiptarët nuk do lejojnë të jenë minj eksperimental në laboratoret e shtetit, prandaj këto politika do të përfundojnë si flluska sapuni.
23.10.2017