Në Kumanovë do të mbahet garën e tretë dhe e fundit në kuadër të projekt 2020 me titull Born 2 Run – ndërtimin e komunitetit përmes sportit, të organizuar nga Kompania e interesave në komunitet nga Britania e Madhe dhe OJQ lokale “Qendra për dialog ndërkulturor”
Kjo garë ka për qëllim të bashkojë të rinjtë dhe sëbashku të tejkalohen ndarjet e komuniteteve etnike përmes ngjarjeve sportive, thanë organizatorët.
Dy fazat e para të këtij projekti ishin gara e mbajtura në Likovë dhe Staro Nagoricane. Me garën e mbajtur sot në Kumanovë do të përfundojë projekti.
Në këtë ngjarja do të marrin pjesë përfaqësues të Misionit të OSBE-së në Shkup, kryetarët e komunave, përfaqësues të SPB Kumanovë, drejtorët e qendrave shëndetësore të tri komunave dhe të ftuar të tjerë. Shpërblime dhe mirënjohje do të ndahen për më të mirët. Projekti mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Shkup