Kanë ngelur edhe pak ditë deri në përmbylljen e fushatës zgjedhore për balotazhin për zgjedhjet lokale që do të mbahet të dielën më 29 tetor. Heshtja zgjedhore hyn në fuqi të premten në mesnatë, ndërsa partitë po shfrytëzojnë ditët e fundit të fushatës.
Gara kryesore është mes partive shqiptare, gjegjësisht BDI-së e cila përkrahet nga LSDM përballë koalicionit ASH – BESA, të arritur pas raundit të pare të zgjedhjeve.
Beteja ASH-BESA me BDI Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë bërë marrëveshje për koalicion, që nënkupton mbështetjen e kandidatëve të njëra-tjetrës në raundin e dytë zgjedhor më 29 tetor, kur dhe do të bëhet e ditur se kush do të drejtojë komunat me shumicë shqiptare, siç janë dy komunat e Shkupit, Saraji, Çairi dhe komunat e tjera si Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Likova e të tjera. Bashkimi Demokratik për Integrim, në balotazh do të përballet me Lëvizjen Besa në 7 komuna dhe me Aleancën për Shqiptarët në 5 komuna të tjera. Pas publikimit të koalicionit midis Aleancës dhe Besës për raundin e dytë, nga BDI kanë theksuar se ata do të vazhdojnë koalicionin e tyre me socialdemokratët e kryeministrit Zoran Zaev.