Nën ndikimin e valës së lagësht dhe të ftohtë prej sot moti do të jetë me reshje të kohëpaskohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe do të arrijnë mbi 30 litra në një metër katror, veçanërisht në pjesët lindore dhe juglindore të vendit ku në vendet lokale do të jenë të përcjella edhe me bubullima. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare e përforcuar jugore, ndërsa nga fundi i ditës do ta ndryshojë drejtimin në verior.
Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, temperatura do të lëviz prej 7 deri në 18 gradë , në Shkup prej 8 deri në 17 gradë.
Reshjet do të vazhdojnë edhe të martën, por me intensitet të zvogëluar, ndërsa në vendet e larta në pjesët veriperëndimore do të kalojnë në borë.