Lëvizja BESA i ka quajtur shpifje lajmet të publikuara në disa media të caktuara kinse në partinë e tyre ka përçarje. Sipas tyre, BDI është në panik, sidomos pas lidhjes së bashkëpunimit me Aleancën për Shqiptarët.
“Të zënë në panik, veçmas pas bashkëpunimit të lidhur mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA, që është shenjë se as LSDM-ja nuk i shpëton dot më kriminelët e BDI-së, kundërshtarët tanë politikë tashmë e kanë zgjeruar paletën e sulmeve ndaj nesh, duke u shërbyer jo vetëm me shpifje dhe insinuata, por edhe duke bërë fitne klasike, që kjo t’u shkojë në favor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në këtë mënyrë sot në një portal (https://ain-online.com/kush-jane-mjekrrat-o-ti-bilall-afrim-e-ti-o-zeqirja-foto1) doli me një shkrim për gjoja përçarje në Lëvizjen BESA,duke ushqyer urrejtje mbi baza fetare. Përveç që bëhet fjalë për një sajim klasik, për të cilin portali në fjalë do të paditet në Prokurorinë Publike, ky “lajm” shfaq tendencën dashakeqe të BDI-së që, përmes ndezjes së përçarjes, të shpëtojë nga humbja.”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.
Më tej në reagim thuhet se: “BESA është e sigurt se në asnjë rast dhe kurrë nuk do të ndodhë që enveristët e BDI-së të kujdesen më shumë se ne për përkatësinë religjioze të shqiptarëve të Maqedonisë. Ne nuk i ndajmë besimtarët në “me mjekra” e “pa mjekra”, siç nuk i ndajmë njerëzit edhe në “fetarë” dhe “jofetarë”. Ajo është e drejtë e secilit dhe ne as nuk i përzihemi dikujt e as nuk dëshirojmë të na përzihet dikush në këtë të drejtë dhe përcaktim”.
Data 02.05.2024
Aktuale
- Ndalohet nga prokuroria Arijan Sijarina, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë
- Kovaçevski për keqpërdorimet në Agjencinë për Rini dhe Sport: Prokuroria duhet të punojë sipas ligjeve
- (VIDEO) Ka nisur regjistrimi i nxënësve të klasave të para për vitin akademik 2024/25
- Bytyqi: Partitë politike që nuk kanë ofertë për qytetarët i kthehen nacionalizmit
- Antonio Conte drejt rikthimit në Premier League
- RMV, me aksion për dhurimin e gjakut u shënua Dita Botërore e Lirisë së Medias
- Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
- Qytetarët lidhin pushimet – Mbingarkohen pikat kufitare!