Ziadin Sela në profilin e tij në rrjetin social facebook ka publikuar një video ku mund të dëgjohet se si aktivistë të Ramiz Merko nga BDI kanë blerë vota në qytetin e Strugës. Sela shkruan se ky klan i kriminalizuar shumë shpejtë do të shkon në histori. “Ja si janë blerë votat në Strugë! Ky klan i kriminalizuar do shkojë në histori shumë shpejt. Sepse më 29 Tetor, Ju do ti dënoni me votë. Vota është e shenjtë. Me votë vendoset e ardhmja e fëmijëve tuaj”, ka shkruar Ziadin Sela.
Ja dhe biseda e transkriptuar: Qytetari: O be … ?! ….
Armend Kadriu: Lekët që i more për votat i prishe….?!
Qytetari : Çfarë lekësh bre?
Armend Kadriu: E din ti?! Lekët që i more për votat do vijë njeriu të ti marrë do ti kërkojë prapë!
Qytetari: Mua a?!
Armend Kadriu:Babës tënd.
Qytetari: Pse bre ngaterron kështu muhabete?
Armend Kadriu: A bre un te them unë do të vij pasdite…
Qytetari: Pse bre ngatërron? Kujt ja ke dhënë, bëji telefon!
Armend Kadriu: Unë do vij sonte te shpia !
Qytetari:Ja tashi …
Armend Kadriu: Të kalojnë tre ditë edhe do të vijë unë.
Qytetari:Mirë de… kujt ja ke dhënë ?
Armend Kadriu: Unë do të tregoj babës tënd ja kam dhënë. TRE MIJË DENARË PËR VOTË.
Qytetari: Tre mijë denarë për mua do ma shesësh, mendon ?
Armend Kadriu: Po. Jo do të shes, por ti kam blerë. Edhe s ia ke dhënë votën.
Qytetari:Asnjëherë, po s ja jap bre.
Armend Kadriu: Po mos ja jep. Atëherë mos i merr paret.
Qytetari:Sja jap bre atë e kam unë kushuri të dytë, atij do tja jap. Kujt të dua unë ja jap se e imja është (vota)
Armend Kadriu:Pse si merr paret kur…. ?!
Qytetari:Kujt i kam marrë bre ?!
Armend Kadriu:Do të vij unë sa të mbarojmë konakun …
https://www.facebook.com/787019504743031/videos/1319956724782637/