Kreditimi i përgjithshëm i ndërmarrjeve dhe qytetarëve në muajin shtator është zvogëluar për 0,3 për qind, por në nivel vjetor është vërejtur rritje prej 4,3 për qind, tregojnë të dhënat e BPRM-së. Kreditë e përgjithshme në sektorit korporativ gjatë muajit shtator kanë vërejtur ulje prej 1,2%. Duke e krahasuar në nivel vjetor, gjendja e kredive të lejuara në sektorin korporativ është më e ulët për 0,5%, në kushte të uljes së kreditimit devizor, kundrejt rritjes vjetore te kreditimit në denarë. Te kreditet e amvisërive, ndërkaq, në shtator është regjistruar rritje të bazës mujore prej 0,5% dhe vjetore për 9,8 për qind. Rritja e aktivitetit kreditor ndaj amvisërive, në pjesë të madhe ka të bëjë me kreditë në denarë. Nga aspekti i qëllimit të kredive të lejuara për personat fizikë, më të përfaqësuara janë kreditë konsumatore dhe banesore ku ka rritje prej 0,7% në muaj, ndërsa 11,9% dhe 14,1% në nivel vjetor. Rritje prej 1,9% në shtator ka te kreditë automobilistike, por në nivel vjetor është vërejtur rritje prej 5,2%..
Te kreditet e lejuara në kartelat kreditore është vërejtur ulje mujore dhe vjetore prej 0,2% respektivisht 1,0%. Te salldot negative të llogarive vijuese nuk është regjistruar ndryshim në nivel mujor, por ka rritje vjetore prej 3,7%.