Në stacionin policor Bit Pazar është realizuar bisedë me dhjetë
persona për incidentin e mbrëmshëm në bul.”Kërste Misirkov” në autobusin e NQP nr.50. Është biseduar me shtatë minorenë dhe tre të rritur, midis të cilëve edhe me shoferin e autobusit, informoi
Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt.
Tre të lënduarit në rrahje pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën e urgjencës janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
MPB paraprakisht njoftoi se për incidentin në autobusin e qytetit është arrestuar edhe një person.
Siç informuan, një grup njerëzish mbrëmë kanë sulmuar udhëtarë në autobusin nr.50 të NPQ në bul.”Kërste Misirkov” në Shkup tek 26 Korriku, kanë shkaktuar aksident të autobusit dhe kanë vazhduar me rrahjen në stacion.
SPB-Shkup po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Aktivizohet “NATO Arabe”
- Drejtonte trafikun e drogës, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën
- Bajram Rexhepi viziton tregun tradicional të së enjtes në Tetovë
- Fushatë e re edukative me fokus në 20-vjetorin e reformimit të sistemit pensional “Mbill dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”
- Municion dhe pajisje ushtarake në veri – Sveçla: U gjetën në pronën e “Gandit”, të dyshuarit kryesor për sulmin në Banjskë
- Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht thjeshtrën, arrestohet njerku polic i 16-vjeçares! Vihen në pranga edhe dy efektivë, i kërkuan abuzuesit para, e shantazhuan me video intime
- Bujar Osmani: Nuk premtoj mrekulli, premtoj punë – në 60 ditët e para të mandatit do të vendosim rend në Çair
- Gjykata e Apelit liron nga burgu italianin Davide Pecorelli, i dënuar për inskenimin e vdekjes së tij