Nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup informojnë se për tri ditë 2.000 qytetarë kanë marrë vaksina kundër gripit sezonal. Theksojnë se është i madh interesimi për vaksina kundër gripit sezonal. Sivjet, qendrat për shëndet publik i kanë në dispozicion rreth 30.000 vaksina, prej të cilave 5.000 janë për Shkupin. Vaksina i mbulon llojet e virusit të gripit të cilat qarkullojnë në hemisferën veriore, duke e përfshirë edhe rajonin evropian dhe Maqedoninë, është përgatitur në pajtim me rekomandimet e OBSH-së dhe mbron prej dy tipave të virusit të grupit A dhe një lloj virusi të grupit B, ndërsa prodhues është Abot nga Holanda, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Data 20.08.2025
Aktuale
- Sulmi ndaj News24, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Respektimi i standardeve evropiane mbi lirinë e medias, detyrim themelor në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE
- Inteligjenca artificiale: Një sfidë e re për sigurinë kibernetike
- Qeveria mori vendim për fillimin e aktiviteteve për vendosje të Qendrës resurse për mbështetje të zhvillimit të komunave
- Angellov: Zjarri në Jasen po përkeqësohet
- Buzhala: Haxhiu do të propozohet tri herë për kryeparlamentare, pastaj LVV-ja do abstenojë!
- “Dëmi nga zjarret këtë verë, rreth 325 mln euro”- Eksperti i Sigurisë: Situata në Shqipëri, kambanë alarmi, mungon infrastruktura dhe mbështetja për zjarrfikësit
- Nikollovski: Për dy deri dy vite e gjysmë nga përfundimi i studimeve hekurudha nga Shkupi deri në Kërçovë duhet të jetë gati
- Këshilli i Evropës dënon bllokadën policore ndaj News24: Akti bie ndesh me vendimin e Gjykatës