Muajin e ardhshëm duhet të realizohet zhvendosja e pjesës nga
largpërçuesi interkonektiv 400 kilovoltësh në afërsi të Negotinës, që është e domosdoshme të bëhet që të mund të lëshohet në përdorim autostrada Demir Kapi – Smokvicë.
Që të përfundohen aktivitetet e nevojshme për zhvendosje të largpërçuesit për nevojat e autostradës së re, largpërçuesi interkonektiv që i lidh sistemet elektro-transmetuese të Maqedonisë dhe Greqisë, do të firmoset nga 11 deri në datën 26 muajin e ardhshëm, që është konfirmuar në marrëveshje midis sistem-operatorëve elektro-transmetues së të dy vendeve, gjegjësisht MEPSO dhe IPTO, njofton në intervistë për MIA-n drejtori i MEPSO-s Sasho Vasilevski.
Shkyçja, sipas Vasilevskit, nuk do të pengojë në furnizimin normal të qytetarëve me energji elektrike, ndërsa ka edhe lidhje interkonektive alternative me sistemin elektro-transmetues të Greqisë përmes
largpërçuesit Manastir-Follorinë që është lëshuar në përdorim në vitin 2007.
Sipas Vasilevskit, nga MEPSO aspak nuk kanë bërë probleme për dislokim të largpërçuesit. Me vetë projektin për autostradën është ditur se do të kalojë përmes trasesë dhe ka qenë e qartë se do të duhet të dislokohet. Është shumë e paqartë, thekson, se pse në kohë nuk është zhvendosur
largpërçuesi, për shkak se nuk është dashur të pritet që autostrada të jetë e gatshme për përdorim, madje kjo të bëhet. “Në Autostradën si investues paraqitet Agjencia për rrugë shtetërore, ndërsa realizues është Aktor me të cilin është firmosur marrëveshje për dislokim të largpërçuesit. Bëhej fjalë
rreth lejeve për ndërtim për dislokim të largpërçuesit, ndërsa sa i përket MEPSO-s në asnjë rast nuk ka bërë probleme për dislokimin e largpërçuesit dhe në çdo moment ka qëndruar dhe dhe do të
qëndrojë në të ardhmen për çfarëdo lloj projekte në funksion të nevojave të qytetarëve dhe shtetit”, shpjegon Vasilevski.
Pengesë për lëshim në përdorim të autostradës, krahas dislokimit të largpërçuesit, është edhe ndërtimi i qendrës kontrolluese afër Negotinës, aktivitet që, sipas paralajmërimeve fillestare, duhet të jetë gati në janar të vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për qendër që do t’i njoftoj udhëtarët në rast të fatkeqësive dhe ndërprerje të qarkullimit nëpër tunele dhe ura.
Për përfundim të punimeve ndërtimore për dislokimin e largpërçuesit dhe për qendrën kontrolluese Qeveria me aneks e vazhdoi marrëveshjen për ndërtim të autostradës deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm. Siç informuan nga Qeveria, aneksi nuk parashikon mjete plotësuese për punimet ndërtimore që duhet të realizohen për përfundim të autostradës. Me aneksin vazhdohet edhe kohëzgjatja e marrëveshjes për mbikëqyrje, për çka do të nevojiten rreth 850.000 euro, të siguruara në kuadër të huas rrjedhëse e dedikuar për realizim të projektit.
Investimi në autostradë në gjatësi prej 28 kilometra është 218 milionë euro. Ndërtimi filloi në shtator të vitit 2012. Me të përfundohet me zgjidhjen e tërësishme të autostradës Korridori 10 në territorin e Maqedonisë.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Aktivizohet “NATO Arabe”
- Kasami: Tetova do të jetë shembull i bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike
- Drejtonte trafikun e drogës, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën
- Bajram Rexhepi viziton tregun tradicional të së enjtes në Tetovë
- Fushatë e re edukative me fokus në 20-vjetorin e reformimit të sistemit pensional “Mbill dëshirë për një të ardhme të qëndrueshme”
- Municion dhe pajisje ushtarake në veri – Sveçla: U gjetën në pronën e “Gandit”, të dyshuarit kryesor për sulmin në Banjskë
- Dyshohet se ngacmoi sek*ualisht thjeshtrën, arrestohet njerku polic i 16-vjeçares! Vihen në pranga edhe dy efektivë, i kërkuan abuzuesit para, e shantazhuan me video intime
- Bujar Osmani: Nuk premtoj mrekulli, premtoj punë – në 60 ditët e para të mandatit do të vendosim rend në Çair