Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, dy ish-shefa në MPB, të cilët janë akuzuar nga PSP në lëndën “Fortesa” mbrëmë janë arrestuar në Selanik, Greqi, njofton Portalb.mk.
Grujovski dhe Boshkovski afët 4 muaj janë në arrati pasi që Gjykata Penale Shkup 1 u caktoi masë paraburgimi. Grujovski dhe Boshkovski janë arrestuar me një grup me edhe 4 persona të tjerë, të cilët kanë pasur pasaporta të rrejshme bullgare. Nga gjashtë persona vetëm Grujovski dhe Boshkovski janë kërkuar me fletëarrest ndërkombëtar, ndërkaq me ta merret intelegjenca greke.
Edhe pse MPB ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar nga policia greke për arrestimin e tyre, ata sot janë përpara gjykatësit hetues
Procedura dhe tërë procedura për ekstradim mund të zgjasë prej 3 deri më 8 muaj, pavarësisht dëshirës.
Ndryshe, Grujovski, ka pasur edhe identitet tjetër, ai është quajtur Vladimir Valerov.
Drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski, në një intervistë tha se do të dëshmohet se si ai ka marrë identitet të dytë. Sipas tij, sipas të gjitha gjasave janë shkelur rregullat për mbrojtjen e dëshmitarit të mbrojtur.
“Sipas rregullativës ligjore, ajo është në pjesën e dëshmitarëve të mbrojtur. Identitet të dyfishtë ka, dhe ato janë të rregulluar me ligj. Në lidhje me DSK-në, mund të konfirmoj se ne nuk kemi praktika të identitetit të dyfishtë, pasi që puna jonë është brenda territorit të Maqedonisë dhe ne nuk kemi nevojë për identitet të dyfishtë për të punësuarit tanë. Sipas të gjitha gjasave janë shkelur rregullat për mbrojtjen e dëshmitarëve të mbrojtur”, tha Nikollovski.
Të dytë nga 18 korriku, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Boshkovski dhe Grujevski akuzohen nga PSP-ja në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa 2″. Gjykata e Apelit në Shkup vendimin për paraburgimin e tyre e dha më 18 korrik, por ai nuk hyri në fuqi menjëherë pasi që pritej vendimi i Gjykatës së Lartë, e cila vendimin e shpalli më 26 korrik rreth orës 14. Procedura e nevojshme për vendim të arrestimit nga MPB zgjati 7 orë, kohë e mjaftueshme që Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkovski të arratisen.
Mediat nxorën informata se të njëjtët gjenden në Bosnjë e Hercegovinë dhe se Goran Grujoski për t’u arratisur ka marrë identitet tjetër, atë të kolegës së tij polic, Vlladimir Varellov. Pasaportë me emër të Vlladimir Varellovit kurse me fotografi të Goran Grujoskit është përpunuar në MPB dhe ky i fundit me po të njëjtën ka udhëtuar për në Bullgari para shqyrtimit të masës së paraburgimit. Gjykata e Apelit u përcaktoi paraburgim si të dyshuar në rastin “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike.
Grujoski është i akuzuar për vepra penale “shoqërim kriminel”, “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Nikolla Boshkovski akuzohet për vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumenteve”.