Petre Shilegov edhe pak ditë zyrtarisht do ta merrë udhëheqjen e Qytetit të Shkupit, fillimet e para të punës do ti nisë me stopimin e projektit ‘Shkupi 2014’ si dhe Rrotën Panoramike në Vardar.
Shilegov thekson se rrota panoramike është në kundërshtim me Planin urbanistik të detajuar për Ring të vogël të Komunës Qendër i cili është sjellë në fillim të këtij viti me çka lihet jashtë fuqie Plani urbanistik i detajuar nga viti 2010. Me ndryshimin e PUD, të gjitha objektet të cilat nuk kanë përfunduar janëndërtime të egra dhe duhet të ndalojnë ose të mënjanohen, ndërsa ato të cilat nuk kanë filluar nuk do të marrin leje për ndërtim.
“Do t’i japim fund ndotjes me ndërtime në qytet. Do ta bëjmë Shkupin ashtu si i ka hije. Nuk do të ketë leje për ndërtim, nëse nuk mbillen pesë drunj për një banesë”, tha Shilegov.
Në fjalimin e tij Shilegov shtoi se paratë e qytetarëve nuk do të harxhohen për rrota panoramike dhe fasada baroku, por do të shfrytëzohen për transport publik ekologjik dhe shkolla të reja.
Më tej Shilegov thot se me ndryshimin e pushtetit qendror, edhe për pak ditë, çon drejt ndërprerjes së të gjitha mjeteve të të gjitha institucioneve të cilët në formë donacioni janë dhënë për ndërtimin e rrotës së projektit, NPT Shkup./Almakos