Sipas rezultateve të publikuara në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për këshilltarë, të cilat nga ana e komisioneve komunale zgjedhore u dorëzuan deri te KSHZ-ja, u bë e ditur përbërja e re e Këshillit të komunës së Gjevgjelisë që e përbëjnë 19-të këshilltarë. Shumicën në Këshillin e komunës së Gjevgjelisë do ta kenë LSDM-ja dhe koalicioni, të cilët sipas rezultateve të arritura prej 7.248 vota fituan dhjetë vende këshilltarësh, kundrejt VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të cilët me rezultat prej 4.946 vota fituan shtatë vende këshilltarësh. Në Këshillin e ri të komunës së Gjevgjelisë dy vende fitoi edhe lista e pavarur këshilltare e Tome Kiçukov i cili në zgjedhjet lokale fitoi 1.989 vota.
Data 19.08.2025
Aktuale
- Publisher of News 24 and Panorama Group receives death threats due to his duty
- Dr.Sashko Kedev: Në klinikat private pacientët operohen dhe u vendosen stendat pa asnjë nevojë
- Të paraburgosurit nga burgu i Shutkës nuk sillen në gjykatë, Penalja në Shkup ka shtyrë disa seanca
- (VIDEO) Mexhiti dhe Osmani premtojnë modernizimin e komunës me arkitekt botëror
- Ivanovska pas marrjes në pyetje në Prokurori: Jam akuzuar se gjoja mënyra në të cilën i kemi hapur lëndët në KSHPK
- Kërcënohet me jetë për shkak të detyrës botuesi i “News24” dhe “Panorama Group”
- (VIDEO) Mexhiti dhe Gjeorgjievski të sigurtë: Ska nevojë për panikë
- Urgjenca e konstituimit të Kuvendit: Çfarë pritet të ndodhë të mërkurën?