Gjyla Çeliku i vihet në mbrojtje edhe familjes tradicionale shqiptare, në kohën kur shumë personalitete dhe fytyra publike janë dhënë në promovimin e homoseksualizmit. Sa për ilustrim, Besa Arifi ka marrë pjesë në një kampanjë të më shumë organizatave joqeveritare që propagandojnë homoseksualizmin. Sipas Besa Arifit, shoqëria duhet të akomodohet me homoseksualët dhe kjo gjë të shihet si normale. Bile, ajo shkon edhe një hap më tej duke thënë se askush nuk duhet të diskriminohet qoftë në shoqëri qoftë në raport me ligjin, kur është në pyetje “orientimi seksual”.
Përpos kësaj, Çeliku ka reaguar ashpër edhe ndaj një shkrimi të Arbana Xharrës.
“Kot shet mend për politikën n’Maqedoni, s’ti blen kush më këtu, sepse sa na vlerëson ti neve, aq edhe ne ty. Më mirë mos fol!” kështu Gjyla Çeliku i është drejtuar Arbana Xharrës në shkrimin e saj më të fundit. Ndryshe, Arbana Xharra në tentim që të vendoset në qendër të vëmendjes, siç bën çdo herë, tha se ka kontribuar në zgjedhjet në Maqedoni duke kritikuar Lëvizjen BESA. Arbana Xharra e cila njihet për qëndrimet kontradiktore, por që për rastin e BESËS është në koordinim me Artan Grubin e BDI-së, vazhdimisht shpifte ndaj Lëvizjes BESA për burimet e financimit, gjithnjë duke pasur qasje ksenofobe dhe islamofobe. Ndaj të gjitha këtyre shpifjeve, Çeliku kundërvihet duke thënë se “politikanet që na vijnë nga gazetaria, janë të njejtë si këngët tallava(tekste momentale) dhe politika momentale, pa pasur strategji të politikave afatgjate”. Gjyla Çeliku më tej shton se nga Xharra deri më tani nuk kemi pasur asnjë analizë politike, asnjë deklaratë politike dhe asnjë hap ndryshimi nuk sollët ju gazetaro/politikanë të famshëm. Ajo gjithashtu shkruan në përgjithësi edhe për politikën shqiptare në Maqedoni, ku thotë se të drejtë morale për të folur mbi të kanë vetëm ata që s’kanë prekur ndjenjat e popullit e që nuk mbjellin urrejtje.
Data 24.04.2025
Aktuale
- Të martuar prej kohësh, por deri më tani nuk patën fëmijë – Albina jep lajmin e madh, fjalët e saj i prekën të gjithë
- Zbulimi i pasurisë së Përparim Ramës, e habitshme
- Gjesti po e terpon me luks, publikon pamje nga ky vend
- Enca publikon një moment të “nxehtë” – nuk do ta besoni se kujt po i dhuron puthje ajo
- Tak Fak/ I preu tubin e ujërave të zeza fqinjit, qytetari futet në kanal dhe tregon arsyen pse: Nuk lejohen të derdhen këtu!
- Analizë nga Dr. Arben Ramkaj/ Midis TikTok-ut dhe besimit: Kush po i udhëheq të rinjtë tanë?
- Jakimovski: Vendimi i gjykatës është skandaloz, do të ankohem në Apel
- U vu nën hetim për përndjekje të punonjësve, arrestohet ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës! Si Irini Shehu dhunoi shefit të Financës duke e goditur me send të fortë në fytyrë