Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar sot se nuk mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi prioritet për momentin është përfundimi i zgjedhjeve lokale që janë në vijim, ndërsa rezultati i tillë shton ai “e inkurajon të fokusohet në sjelljen e vendimeve serioze mes të cilave edhe çështja e emrit në mënyrë inkluzive dhe transparente”.
Nuk mendoj për zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse akoma vijojnë zgjedhjet lokale, ndërsa prioriteti ynë është që ato të përfundojnë komplet të rregullta dhe kredibile sikur në raundin e parë sepse vetëm atëherë Maqedonia fiton. Me siguri do të marrim vendime pas 29-it. Këtë përkrahje e shoh si përkrahje për punë, e jo për zgjedhje. Rezultatet nga zgjedhjet lokale më japin inkurajim shtesë për marrje të vendimeve duke përfshirë edhe zgjidhjen e kontestit me emrin. Maqedonia ka vendime serioze para vetes. Mes të tjerash edhe vendimet për problemin, të cilin Greqia e ka me emrin tonë kushtetues – deklaroi Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me kryesuesin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Unë e kam ftuar ndërmjetësin Nimic që në nëntor pas zgjedhjeve të vijë me propozime të reja, ide dhe me zgjidhje të mundshme me çka do të hynim në zgjidhjen e tyre dhe do ta ftoja opozitën që të marrë pjesë në këtë çështje, institucionet e sistemit, por në funksion të gjetjes së zgjidhjes, e jo në anulim të saj. Sepse me të vërtetë duam që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s dhe sepse është me rëndësi vendimet që BE-ja do t’i marrë në pranverë, sepse është mundësi e shkëlqyer që të fillojmë bisedime, ndërsa të gjithë e dimë se duhet të bëjmë diçka me këtë problem sensitiv si të imponuar nga pala greke – tha Zaev.