Shkruan: Dëfrim Seferi
Tani është momenti dramatik për të funksionuar në mënyre të unifikuar dy forcat opozitare në nivelin lokal.
Fjala “Aleancë” flet për një “Beslidhje” besnike në shërbim të qytetarëve.
Është koha e qytetarit dhe koha e forcave bashkuese për dy subjektet Aleanca per shqiptatët dhe Lëvizjes Besa.
Bashkohuni që të shpëtojmë qytetet dhe fshatrat të uzurpuara deri më tani.
Bashkimi eshte kerkese dhe nevoje e domosdoshme qe e kerkon populli, per te cilin edhe vet do te votoje!
Kalkulimet flasin për çlirim dhe çlirimi është të frymosh lirshëm të ndërtosh jetën lirshëm dhe ardhmëria është Ndryshe.
Bashkohuni që të shijojmë një pranverë me plot gëzim dhe të mbizotërojë një IDEAL për një jetë të shëndoshë.
I nderuar Kryetar i Lëvizjes Besa z.Kasami,
I nderuar Kryetar i Aleancës për Shqiptarët z.Sela,
Ju jeni përcaktues të shumë fateve njerëzore,
Ju jeni nënshkrues i shumë bashkimeve për shqiptarët.
Ju jeni firmëtarë per ndalim të shumë fatkeqësive në dem të shqiptarëve.
Nëshkruaj paktin BESA BESË (me dije dhe guxim) për (një jetë të re).
Krijoni një Aleancë me Besë për mirësi qytetare.
Nëse dështoni edhe këtë radhë ju do të mbani faje të shumta.