Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi. Me këtë rast, efendi Rexhepi, ka vizituar edhe Dijanetin e Bashkësisë Islame të Turqisë, ku është pritur nga kryetari i saj, Prof. dr. Ali Erbash, i sapo zgjedhur në këtë post më të lartë i Institucionit që merret me organizimin e jetës fetare islame në shtetin turk.
Duke ia uruar personalisht postin në krye të Dijanetit, efendi Rexhepi me homologun e vet kanë shpalosur një sërë projektesh dhe mundësishë për investime të këtij Institucioni në të mirë të zhvillimit të jetës fetare islame në Maqedoni. Me këtë rast Reisul Ulema i BFI I bëri ftesë nikoqirit të tij për vizitë zyrtare në Bashkësis Islame të Maqedonisë në një të ardhme të afërt. Gjithësesi, gjatë këtij takimi, Reisul Ulema i BFI-së realizoi edhe sërë takimesh me ndihmës kryetarë të Dijanetit dhe drejtorë të sektorëve të ndryshëm të Dijanetit.
Nga të gjithë këta takime është përcjellë një atmosferë e ngrohtë dhe një gatishmëri e paluhatshme e palës turke për ta ndihmuar BFI-në në realizimin e projekteve të saj afatmesme dhe afatgjate në sferën e organizimit të jets fetare dhe arsimore islame në vend.