Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev sot do të realizojë takim me kryesuesin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i cili po merr pjesë në Samitin 100 në Shkup. Në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë qeveritar nga të dy vendet.
“Zaev dhe Zvizdiq do të bisedojnë për çështje bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe për çështje të interesit rajonal për qytetarët e të dy vendeve”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Pas takimit të tyre në Qeverinë e RM-së do të mbajnë konferencë për shtyp me fillim në orën 11:00.