Zgjedhjet paraprake lokale, sollën rezultate, por jo definitive. Edhepse bashkëpunimi mes LSDM-së dh BDI-së ishte i pranishëm, në shumë komuna zgjedhjet do të përsëriten, Por, nëse ky bashkëpunim çon në zgjedhje të parakoshme parlamentare, analisti Naser Zyberi mendon se është një çështje që mund të ketë argumente për dhe kundër, sepse Maqedonia gjendet në vendet e proceseve zgjedhore permanente. Ndërsa, për analistin Alajdin Demiri është e dukshme se objektivi i ardhshëm i LSDM-së janë zgjedhjet të parakohshme, për aryse se, duhet të legjitimojë edhe pushtetin qëndror,shkruan Almakos.
“Fakti që LSDM-ja nuk është fituese e zgjedhjeve qëndrore, megjithatë VMRO-DPMN-e ishte fituese, dhe qëndrimi i një kualicioni të këtillë me BDI-në dhe Aleancën Shqiptare do t’i detyrojë LSDM-në që t’i hyjë kësaj rruge. Nga ana tjetër, fakti që BDI-ja në këto zgjedhje lokale nuk u rënua krejtësisht, por u rimëkëmb në një mënyrë, për arsye se nuk kishte kush ta rënojë. Do ta përkrah këtë ide dhe pranvera do të jetë me zgjedhje të ardhshme, të parakohshme parlamentare. Kjo situatë ndodhën për arsye se zgjedhjet lokale u fuqizuan dhe ndodhi ajo që nuk duheshte të ndodh. Në të vërtetë ndodhi që zgjedhjet lokale të trajtohen në një mënyrë tjetër, ku edhe janë zgjedhjet parlamentare. Se në zgjedhjet lokale numërohen votat e komunave e jo komulativja e gjithëmbarshme të fituara, por kjo ndodhën në politikën e Maqedonisë dhe kështu do të ndodhë”, thotë Demiri, për Almakos.
Ai shton se fakt tjetër i rëndësishëm në këto zgjedhje është se LSDM-ja është duke e vërtetuar tezën se mund të manipulojë me votën shqiptare ashtu si do dhe kur do.
“Premtimet e LSDM-së, të cilët janë formale, për arsye se ajo nuk ka program a projekt për shtet multietnik, mirëpo i shfrytëzon në mënyrat me lidhjen e komunistëve të ish Jugosllavisë, me premtime dhe muhabete boshe, se për shqipëtarët do të jetë mirë dhe kësaj radhe u vërtetua, ku kemi shembullin e zonjës Milikie Halimi, e Haraçinës, ku edhe do të presim edhe Milikie të tjera nëpër Maqedoni, të cilët janë testimi kryesor i LSDM-së, për sa i përket çështjes shqiptare”, tha Demiri, për Almakos.
Nga ana tjetër për analistin Naser Zyberi, bashkëpunimi i LSDM-së me partitë shqiptare ka në thelb interesat mes vete, për të arritë rezultate të pritshme në komunat, për vet subjektet.
“Bashkëpunimi i dy partive në pushtet, pra të pushtetit eksekutiv, në zgjedhjet lokale është më tepër për interesa konkrete – konjukturale, për komunat e caktuara, që të ndihmohen mes veti, me qëllim të sigurojnë rezultat më të favorshëm, për ato subjekte. Kjo u dëshmua se ka pak sukses ky lloj bashkëpunimi, sepse si parti me numër më të madh të komunave që mund të fitohen janë pikërisht këto dy parti, LSDM që në rrethin e parë të sigurojë një shumicë të votave. Ndërsa, BDI-ja të udhëheq gati në të gjitha komunat, ku mund të zgjidhet kryetar kumune, shqiptar”, tha Zyberi, për Almakos.
Sipas Zyberit, ky bashkëpunim i subjekteve të partive mund të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ky hap ndeshet në dy argumente, e cila për dikë është e parnueshme dhe për dikë tjetër kundërthënëse, për aryse se Maqedonia ka shpeshtuar procesin e zgjedhjeve në vitet e fundit.
“A do të rezultojë kjo me zgjedhje eventuale, të parakohshme parlamentare, është një çështje që mund të ketë argumente për dhe kundër. Ndaj argumentit kundër është se Maqedonia ka një përvojë të hidhur, në të kaluarën, nga organizimi i shpeshtë i zgjedhjeve dhe në një farë mënyre Maqedonia gjendet në vendet e proceseve zgjedhore permanente dhe qeveria, parlamenti, por në përgjithësi administrata nuk ka kohë që të merret me problemet të llojit të zhvillimit ekonomik dhe realizimin e programeve zgjedhore, të partive dhe kjo sigurisht do të dekurajonte qeverinë, respektivisht shumicën parlamentare, për të bërë një hap të tillë dhe sigurisht që faktori ndërkombëtar do të ishte shumë i kujdesshëm në këtë drejtim sepse Bashkësia Ndërkombëtare kërkon rezultate, për atë që u premtua në të kaluarën e jo zgjedhjet. Kryesisht që partitë në pushtet, duke u nis nga interesat e ngushta mund që të bëjnë një hap të tillë, për ta rikonfirmuar legjitimitetin e vet, tani në zgjedhjet parlamentare. Sepse, në zgjedhjet e fundit, të vitit të kaluar, të dhjetorit, ky legjimitet ishte i cunguar, BDI humbi një numër të madh mandatesh, respektivisht ju përgjysmua mandate, ndërsa LSDM-ja priti që të sigurojë shumicë, në raport me VMRO-DPMN-në dhe në një situatë të këtillë, ndoshta për këto parti politike, kjo klimë dhe eufori e fituesit mund të fitonte mandate për në parlament, për ta përforcuar pozitën e tyre në pushtet në zgjedhjet e ardhëshme”, tha Naser Zyberi, për Almakos.
Delvina Kërluku
Almakos.com